Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar Projektligji për Shërbimet e Pagesave.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, shprehet se me miratimin e këtij projektligjit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area).
“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve. Çdo ditë me punë drejt lehtësimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha ministri Murati.