Qeveria miraton udhëzimi për masat e veçanta për regjistrimin e pronës

Në këtë mbledhje qeveria ka marrë tri vendime.

Sipas njoftimit, kabineti qeveritar ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Po ashtu, ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjithashtu është ndryshuar dhe plotësuar gjithashtu vendimi për zëvendësimin e Kastratit me Kalanderin në Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika