Qeveria e Kosovës i ka adresuar akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, duke thënë se ato po ndodhin në kuadër të një gare elektorale në një shtet tjetër, andaj duhet pasur kujdes sa i përket vërtetësisë së tyre, përcjell KosovaPost.
“Ambasadori ynë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, ka shkruar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në Facebook.
Postimi i plotë:
Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza.