Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj sot është takuar me Shoqatat e Qumështarëve të Kosovës.
“Sot kishim një takim dhe dëgjuam problemet me të cilat ballafaqohen fermerët. Ka probleme që janë të zgjidhshme. Ato informacione që sot i morëm do t’i përcjell në qeveri. Tani ju ofrova ndihëm për t’i zgjidhur problemet dhe besoj që do ta ndërtojmë një partneritet”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Memaj ka thënë se e kanë marrë zotimin nga ana e qeverisë që t’i zgjidhin këto probleme.

“Ne e njoftuam Limajn me disa nga problemet,  sidomos me ato që kanë të bëjnë me rregullimin e tregut i cili është duke i shkaktuar një problem të madh industrisë së qumështit”, është shprehur Memaj.l.n

You may also like

Ekskluzive: AlbinKurti në shtëpinë e Isa Mustafës, pritet marrëveshje LDK-VV

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i