Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Homazhet janë bërë në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të rënë dhe 13 vjetorit të vdekjes së heroit Enver Zymeri.
Kujtojmë se në kujtim të policëve të rënë , mbahet sot gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës (Liqeni i Ujmanit – ura e parë)