Shaip Himaj, një banor i fshatit Gexhë të Rahovecit i ka dorëzuar 10 mijë euro të dielën në Polici, të cilat i kishte gjetur.
Policia njoftoi se Himaj u paraqit në stacionin policor për t’ia kthyer paratë pronarit.
“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës në Facebook:
Një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit
Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.
Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.