Mikrobiologu Lul Raka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për variantin e ri të COVID-19, variantin Omikron, përcjell KosovaPost.
Ai ka thënë se ky variant ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve krahasuar me variantet e mëparme – mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore.
Me këtë rast, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen menjëherë e të mbrohen nga ky virus.