Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një postim jo të zakonshëm në profilin e tij në Instagram.
Kreu i mazhorancës shfaqet duke folur me veten teksa pyet veten: “Do ikësh?“
Përgjigja, siç mund të imagjinohet, është: “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.
Ky duket se është një tjetër mesazh i kryeministrit, i cili pas dy mandatesh në krye të vendit, synon më 25 prill edhe mandatin e tretë qeverisës.