Sezoni i ri në “Seria A” ka nisur me dy gola të shpejtë, e ku njëra nga to shënoi edhe befasi.
Genoa ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të kundër Interit me anë të Vogliaccos, në ndeshjen hapëse të sezonit, por që kundërpërgjigja e Interit erdhi vetëm 8 minuta më vonë, ku shifrat i barazoi Thuram, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa në ndeshjen tjetër që ka nisur nga ora 18:30, Parma ka kaluar në epërsi minimale ndaj Fiorentinas me anë të Man, i cili shënoi në të 22-tën.