Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi tërmetin shkatërrues në Türkiye dhe Siri, duke theksuar se një mision shpëtimi solidariteti do të niset për në Turqi, transmeton Kosova Post.
Në rrjetet sociale Rama shkruan se është i pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Türkiye-s dhe Sirisë.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Türkiye”, shkruan Rama.
Ndërkohë, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.
“Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Türkiye (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas autoriteteve turke, të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi rajonet jugore të Türkiye-s herët në mëngjes.
Tërmeti ka shkaktua qindra viktima dhe të plagosur edhe në Siri.