Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelenskyn gjatë Forumit Ekonomik në Davos.
Rama bëri të ditur se me Zelenskyn kanë nënshkruar edhe një marrëveshje.
“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkroi Rama, transmeton KosovaPost.
Ai nuk dha detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë konkretisht që u nënshkrua sot.