Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të falsifikimit të parave.
Rastet janë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Pejë, transmeton Kosova Post.
Sipas policie rastet vazhdojnë të jenë në hetim.
Prishtinë, 16.08.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pompe të derivateve, ka raportuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro qe dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Fushë Kosovë, 17.08.2021-15:20. Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave në bankomat, ka hasur në 3×100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
Pejë, 17.08.2021-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 6×50 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/