335 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast.
Ndërsa, janë shëruar 484 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.