Sipas të dhënave zyrtare, tri raste janë hapur nga Prokuroria e Kosovës na lidhje me parregullsi të evidentuar nëpër disa qendra të vendvotimit, transmeton Kosova Post.
21 informacione të ndryshme, sipas Policisë së Kosovës, janë procesuar në nivel vendi. Deri më tani janë hapur tri raste.
Dy raste janë hapur në Junik të Pejës ndërkaq një tjetër në Vushtrri.
Në Junik njëri rast është cilësuar si “Pengim i procesit të votimit”, ku i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkaq një tjetër rast “Prishje e rastit dhe qetësisë publike”, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, një rast tjetër që ka vazhduar në procedurë të rregullt është ai për “Falsifikim të dokumentit” në Vushtrri.
“Me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /KosovaPost/