Në Zyrih po hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit 2026.
Në total nga Europa janë 54 skuadra, që do të ndahen në 12 grupe të ndryshme.
Gjashtë grupe do të jenë nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga pesë skuadra, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ishte në vazon 3 dhe nga shorti i hedhur bën pjesë në Grupin K me Anglinë dhe Serbinë.
Në foton e mëposhtme mund të shihni reagimin e Dukës dhe Silvinjos kur mësojnë se kuqezinjtë do të përballen me Serbinë.s.n.