Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbsë për faturimin e energjisë në veri.
Arritjen e kësaj marrëveshje, Kurti e ka quajtur lajm të mirë dhe tha se është rezultat i punës së Qeverisë që ai udhëheqë.
“Ky është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatim të udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në veri të lumit Iber”, tha Kurti.
Lidhur me atë se kur pritet të nis inksasimi i energjisë së shpenzuar, Kurti tha se këto detaje do ti jap zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pasi të kthehet./kp/