Real Madrid bën transferimin e madh

Real Madrid bën transferimin e madh

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois duket se është gjithnjë e më afër Realit të Madrdit.

Tashmë sipas “French Football News” lojtari ka arritur çdo akord të mundshëm me ekipin spanjoll dhe atë anglez.

Thuhet se shifra e këtij transferimi do të jetë plotë 40 milionë euro.

Në dy ditët e fundit Courtois mungoi në stërvitje me londinezët, pasi ka qenë duke mbyllur marrëveshjet për të ardhmen e tij.

Belgu pritet të mbërrijë nesër në Madrid për të kryer testet mjekësore dhe pastaj të firmosë kontratën.

Një lëvizje e minutave të fundit, duke ditur se merkatoja në Angli do të mbyllet ditën e nesërme.