Real Madridi bën çmendurinë për dy minuta dhe rrëzon Manchester Cityn. Reali pas 120 minutave rrëzon Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Ndeshja deri në minutën e 90-të, ishte 0:1 për Cityn, por dy golat e shpejtë të Rodrygos në minutën e 90+të e 90+1, e shemben Cityn, 2:1. Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, Reali triumfon me 3:1, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e cila u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.
Real përmbys humbjen e ndeshjes së parë me 4:3 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:5.
Në finale takohen Liverpool – Real Madrid, e cila luhet me 28 maj në “Stade de France” në Paris.
Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të vazhdimeve.
Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.
Në minutën e 4-të, Karim Benezam godet me kokë mbi portën e Manchester Cityn. Rasti më i mirë i Real Madridit në minutën e 46-të. Futbollisti Vinicius huq atë që nuk huqet, pas një pasimi të artë të Carvajal, ai dërgon topin jashtë, edhe pse ishte pak hapa larg portës. Në minutën e 73-të, Riyad Mahrez nga rreth 12-13 me goditje të fortë shënon në këndin e majtë, 0:1.
Në minutën e 86-të, Joao Cancelo (Manchester City) gati shënoi duke lëshuar një goditje si rrufe, por portieri Thibaut Courtois mezi e ndali.
Në minutën e 90-të, Rodrygo nga afërsia barazon rezultatin 1:1. Nuk vonoi një minutën (90+1’), Asensio harkoi për mrekulli dhe Rodrygo godet fuqishëm me kokë, duke shënuar në këndin e epërm dhe la të shtangur portierin Ederson, 2:1.
Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Benzema merr topin ë zonë dhe prek para Dias i cili e rrëzon Në minutën e 94-të, Karim Benzema i pagabueshëm nga penalltia, thellon epërsinë në 3:1.
Real Madridi në finalen e madhe, Manchester City eliminohet.