Real Madridi dhe Manchester United janë në bisedime për Marco Asension.
Asensio mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi nuk është i lumtur me minutazhën e tij.
United janë në kërkim të një sulmuesi krahu, kështu duke shënjestruar spanjollin si të denjë për atë pozitë.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Real Madridin për Marco Asension, transmeton lajmi.net.
Gjithnjë sipas ‘MD’, United janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro për marrë shërbimet e anësorit.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet klubeve.