Real Madrid nuk përfitoi plotësisht nga humbja e Atleticos, duke mbyllur në barazim 0-0 përballjen ndaj Villarreal, në “Santiago Bernabeu”.
Kjo është ndeshja e parë në këtë sezon në të cilën ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk gjen dot rrugën e rrjetës.
Edhe pse pati raste në të dyja portat, Courtois dhe Rulli bënë ndërhyrje vendimtare për të mos lejuar golin.
Me këtë barazim, Reali vijon të kryesojë kampionatin spanjoll me 17 pikë, 3 më shumë sesa Atletico Madrid dhe Sevilla.