Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka takuar Sindikatën e ish Policëve të Kosovës të viteve 90-ta, në krye me z. Fatmir Tasholli, për të diskutuar lidhur me njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb i asaj kohe, shkruan Kosova Post.
Reçica përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sindikalistët i njoftova se Ministria e Punë dhe Mirëqenies Sociale tashmë ka proceduar për miratim në qeveri Projektligjin për Plotësim-ndryshimin e Ligjit 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe jemi në diskutime me Zyrën e Kryeministrit për të shtyrë para këtë projektligj.
“Gjithashtu, sindikalistët i sigurova se jam duke bërë përpjekje të mëdha që ky projektligj të miratohet në Qeveri këtë vit, me ç’rast do të eliminohej një padrejtësi e madhe që iu është bërë kësaj kategorie të shoqërisë me vite të tëra” ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë:
Prita sot në takim Sindikatën e ish Policëve të Kosovës të viteve 90-ta, në krye me z. Fatmir Tasholli, për të diskutuar lidhur me njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb i asaj kohe.
Sindikalistët i njoftova se Ministria e Punë dhe Mirëqenies Sociale tashmë ka proceduar për miratim në qeveri Projektligjin për Plotësim-ndryshimin e Ligjit 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe jemi në diskutime me Zyrën e Kryeministrit për të shtyrë para këtë projektligj.
Gjithashtu, sindikalistët i sigurova se jam duke bërë përpjekje të mëdha që ky projektligj të miratohet në Qeveri këtë vit, me ç’rast do të eliminohej një padrejtësi e madhe që iu është bërë kësaj kategorie të shoqërisë me vite të tëra.