Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSh), ka publikuar raportin e fundit, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), transmeton Kosova Post.
Sipas këtij raporti, brenda 24 orëve kanë ndodhur 11 vdekje nga COVID-19, si dhe 259 kanë dalë pozitivë.
MSh, sipas të dhënave nga IKShPK, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 11.862.