Rifat Latifi që drejton Ministrinë e Shëndetësisë ka blerë tepihë për zyre. Ky mund të konsiderohet edhe si “investim” i madh që është bërë në shëndetësi, prej që ai ka marrë detyrën e ministrit. Për këtë investim janë shpenzuar afro 10 mijë euro.
Përpjekjen disamujore për realizimin e një “investimi madhor” e ka realizuar Rifat Latifi, i cili e drejton Ministrinë e Shëndetësisë.
Synimin që në ministrinë që ai drejton të shtrohen disa tepihë të rinj e ka arritur tashmë ministri Latifi, shkruan Demokracia.com.
Tenderi për “Furnizim me tepiha” që ishte iniciuar në muajin e kaluar, saktësisht më 04.07.2022 është mbyllur sot, duke u shpallur edhe kompania fituese.
Sipas njoftimit të bërë në e-prokurim është treguar se për blerjen e këtyre tepihëve do të shpenzohen afro 10 mijë euro.
“Furnizim me tepiha për MSH. Kompania fituese IBM SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 9 870,00. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 04.07.2022. Data e publikimit te Njoftimit për kontrate: 05.07.2022. Data e hapjes se tenderëve: 28.07.2022. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 23.08.2022. Numri i kërkesave për tërheqje te Dosjes se Tenderit: 3”, thuhet në njoftimin e shpallur.