Cristiano Ronaldo është takuar me Sir Alex Ferguson për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij te Manchester United.
E ardhmja e Ronaldos është temë diskutimi në Mançester.
Ylli portugez ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në sezonin tjetër, por po flitet për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni.
Kjo pasi, Ronaldo nuk arriti ta ndihmojë Man United të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
Siç njofton ‘The Mirror’ portugezi është takuar me ish-trajneri e United, Ferguson për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.
Gazeta nuk ka dhënë detaje, por me sa duket 37 vjeçari do të qëndrojë edhe më tej te Manchesteri.
Ronaldo mund të qëndrojë të paktën edhe një sezon në ‘Old Trafford’, pasi edhe Ferguson ka pasur ndikim që portugezi të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hag kur të merr drejtimin e ekipit.