Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë arrestuar shtatë persona për një përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin për lajmi.net ka thënë se poashtu dy persona janë lënduar në këtë përleshje të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti.