Napoli po raportohet se është vënë pas Edon Zhegrovës, dhe e do atë këtë muaj, sipas gazetarit Sacha Tavolieri.
Ylli dardan po shihet si zëvendësim i denjë i Kvicha Kvaratskhelias i cili u largua në drejtim të Paris Saint-Germainit.
Klubet janë në diskutim për një transferim, sipas tij, por Lille nuk e shet për më pak se 25 milionë euro.
Kësisoj, Zhegrova në rast të ardhjes së tij në “Diego Maradona”, do t’i bashkohej kapitenit të tij te Kosova, Amir Rrahmanit.