Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.
Jo vetëm kaq, gjatë arrestimi të të dyshuarit, ai ka refuzuar dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, transmeton Klankosova.tv.
Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij. I dyshuari gjatë arrestimit kishte refuzuar dhe kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, viktimat meshkuj kosovar. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.