Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Sinjalin se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.
Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.
Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.
Insajderi ka komunikuar me Policinë e Kosovës, por të njetin kanë thënë se nuk kanë informacione lidhur me rastin.
“Diçka e tillë ende nuk është konfirmuar”, tha Agron Borovci nga rajoni i Prishtinës.
Ndonëse në vendin e ngjarjës shihen veturat e policisë.