Një raketë eksperimentale SpaceX shpërtheu në fund të një fluturimi provues, por mjegulla e madhe në vend e la të paqartë faktin se çfarë e shkaktoi shpërthimin e SpaceX, transmeton Kosova Post.
CEO i SpaceX, Elon Musk konfirmoi shpërthimin përmes rrjeteve sociale, duke thënë se “Të paktën krateri është në vendin e duhur!”.
Të tre lëshimet e mëparshme të prototipave të SpaceX ranë ose shpërthyen menjëherë pas ngritjes, raporton cnn. Inxhinieri i SpaceX, John Insprucker, i cili organizoi një transmetim në internet të nisjes së provës, tha se raketa, e njohur si SN11, kishte një ngritje normale dhe se të gjitha dukeshin se ishin mirë përpara se kamerat në bord të humbnin sinjalin dhe raketa u mbështoll nga mjegulla disa momente para se të shpërthente.