Pas vrasjes që ndodhi sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, tashmë trupi i pajetë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e Klan Kosovës shihet automjeti i forenzikës, teksa po largohet nga vendi ku ka ndodhur vrasja.
Ndërkaq, mësohet se policia është ende në vendin e ngjarjes, derisa rruga ku ka ndodhur ngjarja është bllokuar në të dyja anët.