Një helikopter Mi-8 me 16 pasagjerë, 13 turistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në një liqen të Kamchatka, në pjesën lindore të Rusisë, duke shkaktuar 8 viktima.
Nëntë persona arritën të shpëtonin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar një burim të ministrisë së shëndetësisë të Kamchatka. Agjencia e lajmeve TASS tha se shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan përplasjes.
Forcat e kërkim shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pot mjegulla ka vështirësuar punën e tyre.