Gjermani, tre persona raportohen të kenë vdekur, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.
Tragjedia ka ndodhur në Baden Wurttemberg.
Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri “Robinson R44”.
Nga policia kanë thënë se ende nuk dihen disa detaje. Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.
Shkaku i aksidentit akoma nuk dihet.
Nuk dihet ende se për ku kanë qenë duke udhëtuar. Pjesët e shpërndara u gjetën me qindra kilometra të shpërndara nga njëra tjetra, në një pjesë të malit./KosovaPost/