Një avion civil libanez u rrëzua sot në Detin Mesdhe në brigjet e rajonit Byblos, në veri të kryeqytetit Bejrut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve tha se avioni që i përkiste “Aeroclub” të Libanit u rrëzua në det në brigjet e rajonit Byblos ndërsa po fluturonte pranë zonës Halat.
Ende nuk ka informacione për viktima.
Ekipet e Mbrojtjes Civile dolën në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit.
Autoritetet libaneze ende nuk janë prononcuar lidhur me raportin.