Rriten dyshimet për një ndarje të mundshme, Adriana dhe Keith nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka qenë shpesh herë e përfolur në mediat rozë për jetën e saj private.

Së fundmi, kanë qarkulluar raportime të shumta se mes saj dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld, ka pasur një krizë të mundshme në lidhjen e tyre.

E këto dyshime duket se i përforcon fakti se aktorja dhe ish-futbollisti afrikano-belg e kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Ka gjithashtu kohë që Adriana dhe Keith nuk kanë publikuar fotografi apo video të përbashkëta, teksa mësohet se ish-futbollisti ndodhet në Belgjikë kohëve të fundit./telegrafi

Çifti i cili kanë një diferencë dyshifrore në moshë e konfirmuan lidhjen e tyre në tetor të vitit 2020, kur u përcjellën me kamerë nga emisioni “Prive” gjatë një shëtitje të tyre në parkun e Gërmisë.

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika