Në Kosovë së fundi janë rritur çmimet në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe gjërat esenciale.
Nga ana tjetër, qytetarët vazhdimisht ankohen për ngritjen e çmimeve, derisa pagat janë të ulëta dhe të pamjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Përpos kësaj, në Kosovë ka një përqindje mjaft të lartë të të papunëve dhe po ashtu varfëria është në shkallë mjaft të lartë.
Për gjithë këtë, për ‘Gazeta Blic’, ka folur eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili vlerëson se qeveria duhet të orientohet me pako ekonomike për t’i përkrahur bizneset në vend.Sipas tij, rritja e çmimeve të produkteve bazë po e dëmton jetën e qytetarit.
“Rritja e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë po e dëmton shumë jetën e qytetarëve. Andaj vlerësoj se me ato mjete që ka qeveria e Kosovës tani për tani, duhet të orientohet me pako ekonomike duke përkrahur kështu bizneset. Përndryshe çdo ditë e më shumë do të rëndohet jeta ekonomike”, deklaron Kadrijaj.
Për rritjen e produkteve ka pasur reagime të shumta.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pas çmimeve të larta të naftës në vend.
Ai ka kritikuar qeverinë për mosveprim dhe si një spektatore kur nafta ka arritur çmime ekstreme.
Veprimin e qeverisë për kufizimi të fitimit të shitjes me shumicë për katër% dhe të pakicës për gjashtë % e ka vlerësuar si një ndihmesë tepër të vogël për qytetarët.