Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër Covid-19.
Kjo për shkak të rritjes së madhe të rasteve pozitive me Covid në dy javës e fundit, derisa nga 110 raste aktive tani kemi 1244 raste.
Si pasojë e kësaj, MSH ka njoftuar se 25 pacientë po trajtohen në spitale për shkak të infektimit me Covid.