Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencorë në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive.
Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv.
Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Msëohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.