Rusia ‘bombardon’ me deklaratë: Në ambasadën amerikane strehohen shumë spiunë

Rusia ka ‘bombarduar’ me deklaratën që ka lëshuar së fundmi ku thotë se SHBA është duke strehuar ‘shumë’ spiunë në ambasadën e saj në Moskë, të cilët nuk janë ndalur me aq, por kanë paralajmëruar se mund të dëbojë disa diplomatë amerikanë mes një konflikti diplomatik të thelluar midis këtyre dy vendeve, transmeton Kosova Post.

“Ekzistojnë shumë punonjës të CIA-s dhe të Pentagonit nën kulmin e misionit diplomatik amerikan, aktivitetet e të cilëve nuk korrespondojnë me statusin e tyre”, citoi të premten agjencia e lajmeve Tass të Rusisë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Zakharova gjithashtu kujtoi se publiku duhet të ketë dëgjuar për “aventurat” e disa prej spiunëve amerikanë, duke shtuar se “gjithçka ishte në dispozicion të publikut”./Kosova Post.net

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Aktorja Selma Hayek dhuron 100 mijë dollarë viktimave të Meksikës

 Aktorja e famshme hollivudiane Selma Hayek sapo ka