Ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko deklaroi se Moska i bën thirrje Kosovës që të ndaloj sjelljet e papërgjegjshme dhe të vazhdoj një dialog normal me Beogradin, trransmeton KosovaPost.
“Unë pajtohem se arsyeja e ngërçit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është mosgatishmëria e institucioneve në Kosovë për të zhvilluar bisedime serioze. Ne supozojmë se dialogu i Brukselit, i organizuar në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. , ka potencial të pashfrytëzuar”, tha diplomati në një intervistë për revistën Cord.
Sipas tij, është e rëndësishme që lehtësuesit dhe palët e tjera të interesuara të nënvizojnë se liderët shqiptarë duhet t’i përmbushin obligimet e tyre të mëparshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me formimin e asociacionit të komunave serbe.
“SMosgatishmëria në lidhje me këtë detyrim dëmton vetë Prishtinën dhe ne presim që ju ta kuptoni këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bocan-Kharchenko.
Ai tha se përpjekjet e Prishtinës për të destabilizuar situatën, duke përfshirë bastisjet nga forcat speciale të policisë lokale në veri të Kosovës, vetëm sa krijojnë më shumë tensione.
“Na vjen keq që ata që marrin vendime të tilla nuk po marrin parasysh implikimet e tyre të mundshme serioze”, tha ambasadori rus