Ka pasur shumë spekulime rreth dëshirës që Rusia ka shfaqur përballë Ukrainës gjatë bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, që kanë nisur sot në Stamboll.
Sipas Financial Times, Rusia ka hequr dorë nga kërkesat që Ukraina të “denazifikohet” dhe është e gatshme ta lejojë atë të bashkohet me Bashkimin Evropian për sa kohë që nuk është e lidhur ushtarakisht.
Gazeta citon katër persona të afërt për bisedimet duke thënë se një marrëveshje e mundshme do të përfshinte braktisjen nga ana e Ukrainës për anëtarësimin në NATO në këmbim të garancive të sigurisë.
Por ai nuk përmban diskutimin e tre kërkesave kryesore fillestare ruse mbi denazifikimin, çmilitarizimin ose mbrojtjen ligjore të gjuhës ruse, thotë Financial Times.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se qarku i tij nuk po “tregtonte njerëz, tokë apo sovranitet”, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pohoi se bisedimet deri më tani nuk kanë dhënë përparim thelbësor.