Rusia ka marrë sinjale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është e gatshme të diskutojë çështjet e stabilitetit strategjik dhe se është e interesuar për një dialog thelbësor. Sidoqoftë, negociatat nuk do të zhvillohen pa marrë parasysh edhe interesat e Moskës, i tha Sputnikut zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, transmeton Kosova Post.
“Tani për tani, ne nuk e dimë se çfarë pozicioni do të marrë administrata e Joe Biden në aspekte të ndryshme edhe të kontrollit të armëve, duke përfshirë mbrojtjen nga raketat. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke marrë sinjale nga Uashingtoni për të diskutuar lidhur me stabilitetin strategjik. Unë dua të besoj se Uashingtoni do t’i përmbahet një axhende të ekuilibruar,” tha Zaharova, duke shtuar se Rusia është e gatshme për një dialog thelbësor dhe konstruktiv.
“Sidoqoftë, ne nuk do të biem dakord për asgjë pa llogaritur interesat tona, përveç tjerash edhe interesat tona në fushën e mbrojtjes nga raketat. Nëse arrijmë të gjejmë një ekuilibër interesash përmes përpjekjeve të përbashkëta, atëherë mund të flasim edhe për marrëveshje. Kolegët tanë në Uashington duhet ta kuptojnë këtë dhe ta marrin parasysh,” shtoi ajo.
Rusia është e gatshme të veprojë në përputhje me “Zotimin e Presidenti i Rusisë – sigurimin e bashkëjetesës pa konflikt, duke ruajtur një ekuilibër fuqie dhe stabilitet strategjik”, tha Zaharova.
“Në atë drejtim, në dialogun me Uashingtonin, ne promovojmë konceptin për shqyrtimin e shumë faktoëve që ndikojnë në stabilitetin strategjik, duke marrë parasysh të gjitha armët, aftësinë për të zgjidhur detyrat strategjike: bërthamore dhe jo-bërthamore, sulmuese dhe mbrojtëse .Kur flasim për sistemet strategjike të mbrojtjes, kemi në mendje ato që nënkuptojnë një faktor të mbrojtjes nga raketat,” përfundoi Zaharova.
Më herët, agjencia Bloomberg bëri të ditur se Pentagoni planifikon të alokojë më shumë se 18 miliardë dollarë për ndërtimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e përgjuesve të raketave nga Koreja e Veriut ose Irani, i cili do të jetë prokurimi i parë më i madh mbrojtës i administratës së Biden./Kosova Post