“Një prototip aktualisht është duke u ndërtuar, një model eksperimental që do të jetë gati për prezantim deri në vitin 2023,” tha një burim nga industria e aviacionit ushtarak rus për një gazetar të TASS, transmeton Kosova Post.
Modeli i testimit të bombarduesit të ri strategjik rus me rreze të gjatë, ‘PAK DA’, duhet të jetë gati deri në vitin 2023.
“Aeroplani ‘PAK DA’ do të fluturojë me një shpejtësi më të ulët se tingulli, por do të jetë i armatosur me sisteme raketash hipersonike. Do të ketë mbështetjen e dronëve gjatë operacioneve luftarake,” tha i njëjti burim nga industria e aviacionit ushtarak rus për TASS./Kosova Post/