Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov tha se po bëhen përpjekje për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden, transmeton KosovaPost.
Ryabkov bëri deklarata për takimin Putin-Biden, për të cilin po flitet më shpesh kohët e fundit.
Duke shpjeguar se pala amerikane ndau me Moskën një numër kundërshtimesh për çështje të ndryshme, duke përfshirë çështjen e Ukrainës, Ryabkov tha: “Ne duhet t’u shpjegojmë atyre në detaje se çfarë dhe si ndodhi. Megjithatë, jemi në përgatitje të plotë për takimin dhe aktualisht jemi duke punuar për të.”
Gjatë javës, Peskov tha se priten kontakte mes Putinit dhe Bidenit, por data e saktë nuk është ende e qartë.
Peskov deklaroi se biseda telefonike mes Sekretarit të Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, u bë në kuadër të përgatitjeve për nivelin më të lartë të kontaktit të pritur./KosovaPost/