Ngjyrat e flamurit të Kosovës veshën disa monumente historike të shteteve mike të saj në 14-vjetorin e pavarësisë.
Sot 14 vjet më parë, Turqia ishte ndër shtetet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës dhe në këtë ditë, në qytetin Bursa të Turqisë, Sahat Kulla mori ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, një shatërvan në Zagreb shfaqi ngjyrat verdh e kaltër të Kosovës, derisa edhe në Dubai e vende të tjera u bë po e njëjta./kk/