Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Teksa e quan fitore të shkëlqyer, Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan mes të tjerash se qytetaret i dhanë Vetëvendosjes, të udhëhequr nga Albin Kurti mbi 48 për qind të votave, duke shënuar fitore historike.
“Me këtë rast le t’ju urojmë nga zemra fitimtareve suksese po kaq të mëdha në udhëheqjen e Kosovës, qytetarëve të saj në rrugën e zhvillimit, begatisë dhe integrimit në institucionet evropiane dhe euroatllantike. Gjithashtu le të urojmë të dashur miq mbarë qytetarët e Kosovës dhe forcat politike që morën pjesë në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Nje urim te perzemert per Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin per fitoren e tyre te shkelqyer!
Miq, dje qytetaret e Kosoves ne menyre masive votuan per Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, listen e tyre te Vetvendosjes.
Qytetaret i dhane listes se Vetvendosjes, te udhehequr nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbi 48% te votave, pra nje fitore te thelle e rekord kjo ne historine e zgjdhjeve te Kosoves pas shpalljes se pavaresise.
Me kete rast le tju urojme nga zemra fitimtareve suksese po kaq te medha ne udheheqjen e Kosoves, qytetareve te saj ne rrugen e zhvillimit, begatise dhe integrimit ne institucionet europiane dhe euroatllantike.
Gjithashtu le te urojme te dashur miq mbare qytetaret e Kosoves dhe forcat politike qe moren pjese ne zgjedhjet e djeshme parlamentare. sb