Komiteti për Vaksinim ka marrë vendim që qendrat e vaksinimit, përfshirë edhe ata më të madhen që është salla “1 Tetori” të mbyllen gjatë fundjavës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Klan Kosovës, derisa në komunat e tjera qendrat e vaksinimit kanë qenë te mbyllura gjatë vikendit që një kohë, mirëpo jo edhe edhe salla “1 Tetori”.
Komiteti që është përgjegjës për vaksinim i raporton sekretarit të Ministrisë të Shëndetësisë e ky i fundit ministrit të Shëndetësisë, por nuk dihet nëse Arben Vitia është i njoftuar për këtë vendim.