Përfaqësusei i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se në komunën e Ranillugut, ka pasur presion nga Serbia, shoqëruar bashkë me një parti politike.
Sipas tij, anise ka pasur kundërkandidat në këtë komunë, si pasojë e këtij ndikimi, i njëjti është detyruar me dhunë të tërhiqet nga gara, përcjell Klankosova.tv.
”Këto janë vota në kuti, kjo është shenja më e mirë e një presioni që e ka bë një shtet, bashkë me një parti në një komunë të caktuar të Republikës së Kosovës”.
”Unë duhet me tregu për çka jam kundër. Këtu ka pasur kundërkandidat dhe nga vet fjalët e qytetarëve të Ranillugut, është detyruar me dhunë të tërhiqet gara”.