Autoritetet kineze janë të gatshëm të rrisin mbështetjen për Rusinë, pas sanksioneve perëndimore të vëna ndaj Moskës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Van Wenbin, transmeton Kosova Post.
“ Ne fuqimisht kundërshtojmë sanksionet e njëanshme. Pekini dhe Moska mbajnë një partneritet gjithëpërfshirës. Kina dhe Rusia do të mbështesin njëra-tjetrën në çështjet e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit”, tha ai, duke komentuar vendosjen e sanksioneve amerikane kundër Rusisë.
Tutje ka shtuar diplomatit, se Pekini shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të vendosin një dialog politik konstruktiv dhe të tejkalojnë mosmarrëveshjet. “Të vendosin për dialog politik mbi një bazë të barabartë dhe parimin e respektit të ndërsjellë”, ka shtuar Wenbi.
“Sanksionet e njëanshme të Amerikës janë një manifestim i hegjemonisë,” tha zëdhënësi.
Ai shtoi se në kushtet e një pandemie, bashkësia botërore duhet të bashkohet në mënyrë që të kapërcejë sfidat e reja,
“Në një situatë të tillë, është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet që synojnë ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë,” tha Van Wenbin.
Duhet të kujtohet se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë në 15 Prill. Lista e sanksioneve përfshin 32 persona fizikë dhe shoqata. Sanksionet ndalojnë gjithashtu institucionet financiare të SHBA të blejnë bono qeveritare ruse pas 14 qershorit.
Përveç kësaj, Uashingtoni njoftoi për dëbimin e 10 punonjës të misionit diplomatik rus nga vendi, shkruan sputnikrs. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, politika amerikane me vendosjen e sanksioneve nuk korrespondon me interesat e njerëzve të të dy vendeve.
Kujtojmë se edhe Rusia ka paralajmëruar masa reciproke mbi sanksionet amerikane, përfshirë dëbimin e diplomatëve, ndalimin e hyrjes së zyrtarëve të shumtë amerikanë në vend, ndërsa paraprakisht sugjeroi që ambasadori John Sullivan të udhëtonte në Uashington për konsultime.