Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Me të nisur seanca, Salih Mustafa kërkoi të fliste, por gjykatësja nuk ia dha fjalën.
“E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, deklaroi Mustafa.
Por pas kësaj, gjykatësja mori vendim që të mos ia jap fjalën dhe se këto do ta bëjë në një moment të caktuar.
“Në ndonjë moment sot mund tua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’iu jap mundësinë për të thënë atë që doni të thoni”, tha gjykatësja.l.n.