Policia e Kosovës ka sekuestruar një dron në Prishtinë, për fotografim dhe incizim të paautorizuar.
Policia njofton se droni po operonte mbi disa shtëpi.
Me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
“FOTOGRAFIM DHE INCIZIMIM I PAAUTORIZUAR-Prishtinë / 02.10.2024 – 18:30. Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.